Në reagimin e Presidencës, thuhet se Presidenti i Republikës është në kontakt të përditshëm me institucionet e Këshillit të Sigurimit Kombëtar dhe informohet prej tyre për çdo situatë dhe skenar, si dhe për të gjtha masat që merren në kuadër të protokolleve të sigurisë...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar lidhur me një kërkesë të opozitës, sipas të cilës, pas paralajmërimeve nga SHBA për rrezikun e sulmeve iraniane në territorin shqiptar, duhet të mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Kërkesa u artikulua në Kuvend, fillimisht nga Fatmir Mediu, dhe më pas edhe nga deputetë të tjerë të opozitës, që e konsideruan sigurinë kombëtare jo ekskluzivitet të Kryeministrit apo ministrave të veçantë, por të Këshillit që drejtohet nga Presidenti i Republikës.
“Dua t’i kujtoj kryeministrit që çështjet e sigurisë kombëtare nuk janë ekskluzivitet as i ministrisë, as i kryeministrit. Është Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Unë i kërkoj presidentit që të thërrasë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare”, tha Mediu, kërkesë që u mbështet edhe nga opozita në tërësi.
Në reagimin e Presidencës, thuhet se Presidenti i Republikës është në kontakt të përditshëm me institucionet e Këshillit të Sigurimit Kombëtar dhe informohet prej tyre për çdo situatë dhe skenar, si dhe për të gjtha masat që merren në kuadër të protokolleve të sigurisë.
“Presidenti i Republikës ka konstatuar se të gjitha institucionet relevante janë vigjilente dhe në ndjekje të plotë të situatës. Mekanizmat ekzekutivë të sigurisë janë aktivë dhe funksionalë. Gjithashtu, Presidenti i Republikës ka konstatuar se bashkëpunimi institucional dhe ai me partnerët e huaj e ndërkombëtarë është në nivele tejet të larta”, thuhet në njoftimin zyrtar të Presidencës.
Ambasada Amerikane lidhur me paralajmërimin e shpërndarë zyrtarisht një ditë më parë, ku thuhej se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestronin vendin tonë, në një reagim mediatik tha se po bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet shqiptare për të vlerësuar situatën dhe për të zbutur rreziqet e sigurisë.
Ndërkohë, të paktën tre ministra, Besfort Lamallari, Ermal Nufi dhe Ferid Hoxha, kanë minimizuar alarmin e dhënë nga SHBA, duke deklaruar se nuk ka informacione për akte sulmesh. Por në anën tjetër, raportohet se anti-terrori ka shtuar masat e sigurisë, veçanërisht pranë selive diplomatike, por edhe pranë kampit ku strehohen muxhahedinët e MEK.
Reagimi nga Presidenti
Nisur nga interesimi i përfaqësuesve të medies për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar nga ana e Presidentit të Republikës në kontekstin e thirrjes që Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës beri dje, Zyra e Shtypit e Presidentit të Republikës e gjen me vend të sqarojë, si vijon:
– Këshilli i Sigurimit Kombëtar është organ këshillimor në mbështetje të Presidentit të Republikës për ushtrimin e kompetencave dhe përgjegjësive të veta kushtetuese dhe ligjore. Këshilli i Sigurimit Kombëtar nuk merr vendime për çështjet që diskuton. Këshilli përbëhet nga drejtues të organeve të larta shtetërore dhe titullarë të institucioneve të rëndësishme.
Këshilli i shërben Presidentit të Republikës, si rregull, për diskutimin e rekomandimeve për masat që Presidenti i Republikës përpilon për institucionet ligjzbatuese dhe përgjegjëse për sigurinë lidhur me përballimin e rreziqeve që i kanosen Republikës së Shqipërisë.
– Presidenti i Republikës është në kontakt të përditshëm me institucionet e Këshillit të Sigurimit Kombëtar dhe informohet prej tyre për çdo situatë dhe skenar, si dhe për të gjtha masat që merren në kuadër të protokolleve të sigurisë.
– Presidenti i Republikës ka konstatuar se të gjitha institucionet relevante janë vigjilente dhe në ndjekje të plotë të situatës. Mekanizmat ekzekutivë të sigurisë janë aktivë dhe funksionalë. Gjithashtu, Presidenti i Republikës ka konstatuar se bashkëpunimi institucional dhe ai me partnerët e huaj e ndërkombëtarë është në nivele tejet të larta.
– Presidenti i Republikës vijon komunikimin me institucionet përgjegjëse për sigurinë publike dhe kombëtare, të cilat janë në koordinim dhe bashkërendim të vazhdueshëm me partnerët tanë, si dhe në krye të detyrës për përmbushjen e detyrimeve të tyre kushtetuese dhe ligjore.
NGA KY PRISNI KY ESHTE NJE LOLO QE KA FRIKE PER TE ARDHMEN E TIJ KY FIRMOS AMBASADOR PA DALE NE KOMISIONIN E KUVENDIT KY FIRMOS PRONA PER TU VJEDHUR KY DUHET TE JETE NE BURG