Sipas akuzës, Meta akuzohet për korrupsion në 3 raste të ndryshme, 2 prej të cilave i ka kryer në bashkëpunim.
Etleva Deda është caktuar me short elektronik si një nga gjyqtaret relatore për shqyrtimin e dosjes që përfshin Ilir Metën, Monika Kryemadhin, Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun.
Ajo do të punojë së bashku me dy gjyqtaret e tjera, Atalanta Zeqiraj dhe Besmir Stroka.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim ish-Presidentin Ilir Meta, ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, nënën e kësaj të fundit Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun, në kuadër të hetimit për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie për aferën CEZ-DIA dhe lobimin në SHBA.
Hetimi i SPAK ka nisur në vitin 2019 dhe është zgjeruar në vitet pasardhëse në bazë të kallëzimeve të ndryshme, të cilat u bashkuan në një të vetëm në vitin 2024.
Sipas akuzës, Meta akuzohet për korrupsion në 3 raste të ndryshme, 2 prej të cilave i ka kryer në bashkëpunim.
Ish-Presidenti akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, pastrim parash e mosdeklarim pasurie.
Ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë në 2 raste, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.
Pirro Xhixho akuzohet gjithashtu për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim.
Kurse mamaja e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi akuzohet për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun.
SPAK bën me dije se hetimet kanë zbuluar që Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit, duke shfrytëzuar pushtetin dhe influencën politike kanë favorizuar biznese të caktuara kundrejt përfitimeve monetare.
Episodet e dokumentuara tregojnë 5 të akuzuarit e mësipërm kanë bashkëpunuar në rastet e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Për të kompletuar këtë dosje, SPAK thotë se ka bashkëpunuar me autoritetet në SHBA, Austri, Itali, San Marino dhe Qipro.
Lini një Përgjigje