TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Prill 2026, 07:15

Nga reshjet e shiut te bora, parashikimi i motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Nga reshjet e shiut te bora, parashikimi i motit për sot

Sot, e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, duke sjellë një mot kryesisht të vranët dhe me reshje të herëpashershme.

Sipas parashikimeve meteorologjike, vranësirat do të jenë mesatare deri të dendura gjatë gjithë 24-orëshit. Reshjet e shiut kanë nisur që në orët e para të ditës dhe pritet të vijojnë deri në mëngjes, me intensitet të ulët.

Gjatë pjesës së dytë të ditës, reshjet do të mbeten të pranishme në mënyrë sporadike, kryesisht me intensitet të dobët, por në disa zona mund të shfaqen edhe shtrëngata afatshkurtra.

Ndërkohë, në zonat malore, veçanërisht në Alpe dhe në verilindje – juglindje të vendit, në lartësitë mbi 1000-1100 metra, parashikohen reshje bore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje, me një shpejtësi mesatare rreth 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë deri në 18 m/s.

Në detet Adriatik dhe Jon, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 3 deri në 5 ballë.

moti temperatura

Lini një Përgjigje