TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Prill 2026, 08:19

Pas emërimit të Hitës, Oliger Torba komandohet në krye të Policisë së Fierit

Shkruar nga Pamfleti
Pas emërimit të Hitës, Oliger Torba komandohet në krye
Oliger Torba

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, janë reflektuar menjëherë ndryshime në strukturat vendore të policisë.

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, vendi i lënë vakant nga Hitaj është plotësuar përkohësisht nga Oliger Torba, i cili është komanduar në këtë detyrë deri në emërimin e një drejtuesi të ri.

Torba nuk është një emër i panjohur në strukturat e policisë lokale, pasi më herët ka mbajtur detyrën e nëndrejtorit të Policisë Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë së Qarkut Fier.

Pas detyrës si shef i komisariatit nr. 5 në Tiranë, Oliger Torbës iu dha detyra e zëvendës drejtorit në Drejtorinë e Qarkut Fier.

skënder hitaj policia e shtetit fier

Lini një Përgjigje