TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Prill 2026, 13:31

78-vjeçari në Korçë u gjet me shenja dhune, flet fqinji i viktimës: Nuk kishte konflikte me njeri

Shkruar nga Pamfleti
78-vjeçari në Korçë u gjet me shenja dhune, flet fqinji
Pamje nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një 78-vjeçar është gjetur i pajetë brenda banesës së tij, me një plagë në kokë që ka ngritur dyshime mbi rrethanat e vdekjes.

Sipas policisë, hetimet janë përqendruar në dy pista kryesore: një aksident i mundshëm në banesë ose një ngjarje me natyrë kriminale.

Ndërkohë, fqinjët e përshkruajnë viktimën si një person të qetë dhe pa probleme. Ilia Gjatolli, fqinj i tij, u shpreh se: "Më erdhi shumë keq, fatkeqësi e madhe. Shumë njeri i mirë, kemi shumë vite që jemi komshinj”.

Ai shtoi se viktima dhe familja e tij ishin të respektuar në zonë: “Nuk ka patur konflikte me asnjë njeri. Kishim hyrje dalje, nuk na kanë thënë asnjë shqetësim”.

Sipas tij, mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur: “Nuk e di për çfarë dyshohet, e mori ekspertiza, të verifikohet nëse është ngjarje aksidentale apo kriminale”.

“Unë isha në Korçë, kur arrita në fshat e mora vesh, më erdhi shumë keq. Fatkeqësi e madhe. Shumë njeri i mirë, kemi shumë vite që jemi komshinj, janë shumë njerëz të mirë edhe djemtë edhe si familje. Janë të respektuar. Nuk ka patur konflikte me asnjë njeri. Kishim hyrje dalje, nuk na kanë thënë asnjë shqetësim. S’kishte as probleme asgjë. Nuk e di për çfarë dyshohet, e mori ekspertiza, të verifikohet nëse është ngjarje aksidentale apo kriminale”, tha ai për "TCH".

Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet dhe pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të hedhë më shumë dritë mbi shkakun e vdekjes.

Lini një Përgjigje