Ju ftojme të ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore deri në këtë orë të ditës, ku ndër të tjera veçojmë:
Në Shqipëri, paralajmërimi i Ambasadës Amerikane për rrezik sulmesh nga Irani ndez tensionet në Kuvend.
Opozita kërkoi mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe praninë e kryeministrit për sqarime, duke akuzuar qeverinë për nënvlerësim të situatës.
Mazhoranca e konsideroi paralajmërimin si rutinë dhe akuzoi opozitën për politizim.
Ndërkohë, PS kaloi 8 projektligje pa diskutim, ndërsa opozita kërkoi llogari për Ballën e Peleshi mbylli seancën.
Në GJKKO, seanca për dosjen “Partizani” vijon me ish-Kryeministrin Sali Berisha që kërkon të thirret Edi Rama si dëshmitar.
SPAK nuk kundërshton thirrjen e kryeministrit, por rrëzon disa kërkesa të tjera për dëshmitarë të pandehurve.
Ndërkohë, Rigers Sheqeri rikthehet në detyrë si kreu i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Tiranë, pasi gjykata rrëzoi pezullimin e tij.
GJKKO dënoi me burg 39-vjeçarin Marin Leka për blerje votash në Lushnje, duke e dënuar me 1 vit e 2 muaj.
Po ashtu, djali i Erzen Breçanit, i arratisur që nga 2023, dorëzohet në Spanjë dhe pritet ekstradimi, i lidhur me akuza për vrasje dhe trafik droge.
Në Kosovë, Kurti kritikoi presidenten Vjosa Osmani, duke e akuzuar për shpërndarjen e Kuvendit në kundërshtim me Kushtetutën, ndërsa dështoi rezoluta për të mbrojtur të vërtetën historike të luftës 1989–1999.
Në botë, tensionet në Lindjen e Mesme përshkallëzohen; Irani i drejtoi një mesazh të fortë ish-presidentit Trump, duke kërcënuar me përballje të armatosur.
Në sport, futbolli italian mbetet në krizë pas dështimit të Italisë për të siguruar Kupën e Botës.
Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, dha dorëheqjen dhe shpalli zgjedhjet më 22 qershor.
Kandidatët kryesorë janë: Giovanni Malago, Xhancarlo Abete, Matteo Marani dhe Demetrio Albertini.
Lini një Përgjigje