TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Prill 2026, 21:02

“Ka shqiptarë të lidhur me grupe proksi”, Demiraj ngre alarmin: Të merret seriozisht paralajmërimi i SHBA!    

Shkruar nga Pamfleti
“Ka shqiptarë të lidhur me grupe proksi”, Demiraj ngre
Dritan Demiraj

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj është shprehur se paralajmërimi i Ambasadës Amerikane “duhet të merret shumë seriozisht jo vetëm nga institucionet e sigurisë, mbrojtjes, inteligjencës së Republikës së Shqipërisë, por edhe nga kryeministri dhe qeveria”.

“Padiskutim që është një zhvillim shumë i rëndësishëm i cili reflekton një punë të gjatë, të vazhdueshme konsistente të agjencive të inteligjencës amerikane të cilat monitorojnë në Shqipëri, në Ballkan, në Europë, të gjitha rreziqet dhe kërcënimet. Për rrjedhojë, një paralajmërim i tillë, unë mendoj që duhet të merret shumë seriozisht jo vetëm nga institucionet e sigurisë, mbrojtjes, inteligjencës së Republikës së Shqipërisë, por nga kryeministri dhe qeveria e Republikës së Shqipërisë.

Unë mendoj që ky është një paralajmërim i cili reflekton një vlerësim konkret i cili lidhet me aktivitetet e agjencive të inteligjencës, por në mënyrë të veçantë me individë apo grupe të veçanta të lidhur apo të ndikuar nga ky konflikt, në mënyrë të pakuptueshme dhe të papërgjegjshme bëjnë tifozllëk ndaj Iranit. Ndërkohë që përballë kemi një aleat strategjik i cili gjatë gjithë historisë së kombit shqiptar ka qenë në mbështetje të saj. Sigurisht që ky konflikt mund të mos jetë perfekt në të gjitha aspektet e tij, por që unë mendoj se tre janë pikat kryesore në të cilat duhet të përqëndrohen institucionet dhe qytetarët shqiptarë: Rritja e vigjilencës qytetare, forcimi i masave të sigurisë nga agjencitë të cilat janë përgjegjëse për këto operacione dhe rritja në nivelet më të larta e koordinimit ndërinstitucional me aleatët”, tha kolonel Demiraj  në A2CNN. 

“Nuk përjashtohet mundësia që disa individë shqiptarë të kenë lidhje me grupe proksi apo agjenci të huaja”, ka shtuar  Demiraj

Në këndvështrimin e tij Demiraj theksoi se vlerësimi i kërcënimeve kërkon analizë të thelluar dhe informacion të saktë nga inteligjenca vendase dhe partnerët ndërkombëtarë, ndërsa shqetësuese mbetet përhapja e gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale.

“Pa diskutim që vlerësimi i saktë dhe profesional i rreziqeve dhe kërcënimeve, kërkon së pari një analizë të detajuar, një analizë profesionale të fakteve dhe pastaj mbi bazën e informacioneve të  inteligjencës të grumbulluar brenda vendit, por edhe të ofruar nga partnerët ndërkombëtarë, atëherë merren masat e duhura. Ajo që vlen theksohet në rastin konkret është që bëhet nga një pjesë e madhe nëpërmjet mediave sociale, shfaqja e urrejtjes ndaj një numri të konsiderueshëm të qytetarëve shqiptarë, të cilët me dashje, apo pa dashje, të sponsorizuar apo të pasponsorizuar, mundet që midis të tjerave të kenë edhe lidhje me grupe proksi apo me grupe apo me agjenci të cilat janë të mund të jenë të lidhura”.

Ai përmendi aktivitetet e strukturave të lidhura me Iranin dhe tentativa të mëparshme për sulme, të cilat sipas tij janë parandaluar falë bashkëpunimit me aleatët.

“Dhe në rast se i kthehemi aktiviteteve të forcave Alkuts apo të Ministrisë së Inteligjencës së Moris përgjatë katër dekadave të fundit, aktiviteti ka qenë i tyre ka qenë shumë agresiv në mënyrë të veçantë në Europën Perëndimore dhe për rrjedhojë përfshirë këtu dhe një ngjarje gjatë kohës së luftës së Shqipëri-Izrael ku ka pasur tentative për ekzekutimin e sulmeve terroriste, por që Shqipëria, Kosova nën drejtimin e agjencive amerikane kanë qenë të afta për t'i parashikuar dhe parandaluar këto sulme”.

Ai u shpreh skeptik edhe për rolin që Donald Trump mund të ketë në zgjidhjen e konflikteve globale, duke theksuar se strategjitë e SHBA kanë hasur vështirësi dhe nuk kanë dhënë rezultatet e pritshme.

dritan demiraj irani grupe proksi

Lini një Përgjigje