TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Prill 2026, 22:19

Paralajmërimi i SHBA-së, Artan Hoxha zbulon si Irani përdori trafikun e heroinës për të krijuar lidhje në Shqipëri!

Shkruar nga Pamfleti

Paralajmërimi i SHBA-së, Artan Hoxha zbulon si Irani përdori

Gazetari investigativ Artan Hoxha deklaroi se grupet iraniane të trafikut të drogës kanë krijuar ndër vite lidhje të forta me disa grupe kriminale shqiptare, përfshirë ato të Shijakut dhe Tiranës.

Sipas Hoxhës, njësia Kuds e Gardës Revolucionare Iraniane ka operuar në Shqipëri duke përdorur lidhjet kulturore dhe ato kriminale për të krijuar terren në favor të saj.  Një nga anëtarët e njësisë, i kapur në Shqipëri që në 2011, ishte një figurë kyçe që lidhte trafikun e heroinës me aktivitetet kriminale shqiptare dhe interesat e shërbimeve sekrete iraniane.

Ai shtoi se paralajmërimi i djeshëm i Ambasadës Amerikane për sulme në Shqipëri nga Irani, nuk është thjesht një paralajmërim rutinë. Ai theksoi se Shqipëria ka vënë në alarm strukturat e antiterrorit, duke përfshirë Policinë dhe Shërbimin Informativ, dhe ka analizuar listat e personave që mund të kenë lidhje me interesat iraniane.

“Në Shqipëri kanë ndodhur akte konkrete, të cilat shërbimet e spiunazhit, dhe shërbimet e Gardës Revolucionare janë përpjekur që të krijojnë në Shqipëri situata në favor të tyre. Kishte në krye të saj një pjesëtar të njësisë Kuds të Gardës Revolucionare në Iran dhe në Shqipëri kishte operuar në një mënyrë shumë të çuditshme, duke përdorur edhe këto lidhjet kulturore, por edhe lidhjet e trafikut të heroinës. Dhe njëri nga pjesëtarët e kësaj njësie ishte kapur në Shqipëri që në 2011, dhe kishte lidhje shumë të forta me grupet e Shijakut, me grupet e Tiranës. Irani dihet që është një nga degët më të rëndësishme të trafikut të heroinës. Dhe ata duke e përdorur këtë degëzim, u futën në Shqipëri dhe kishin shumë lidhje të forta. Ky person, ne kur e ripamë, sepse ai u largua, kur u zbulua celula e Kudsit, ishte një nga personazhet ë rëndësishme që miksonte botën e krimit shqiptar, me interesat e shërbimit sekret iranian”, tha Hoxha, në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

hoxha irani shba

Lini një Përgjigje