TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Prill 2026, 22:57

Braçe konfirmon kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, Preç Zogaj: Një sfidë dhe protestë brenda PS-së

Shkruar nga Pamfleti

Braçe konfirmon kandidaturën për Bashkinë e Tiranës,

Deputeti socialist Erion Braçe ka njoftuar se do të kandidojë për Bashkinë e Tiranë.  Ai u shpreh se kjo kandidaturë nuk lidhet me ambicie personale, por me dëshirën për të kontribuar për qytetin dhe banorët e tij.

Analisti Prec Zogaj, duke komentuar këtë zhvillim e cilësoi lëvizjen e Braçes si një sfidë të hapur dhe një formë proteste brenda Partisë Socialiste.

“Fakti që Braçe shpall kandidaturën ndërkohë që përflitet emri i Ogerta Manastirliu si kandidate e mbështetur nga PS, tregon për një përplasje të brendshme dhe një përpjekje për të ngritur zërin kundër mënyrës së funksionimit të partisë. Kjo lëvizje përbën edhe një “kambanë alarmi”, pasi Partia Socialiste po shkon drejt një personalizimi të theksuar.

Sikurse Braçe, ashtu edhe Elisa Spiropali, kanë shprehur pakënaqësi, ndonëse Braçe është më i artikuluar në publikimin e problematikave. Kandidatura e Braçes është një akt politik i qëllimshëm për të krijuar një lëvizje dhe për të sfiduar status quo-në brenda PS-së”, tha ai në emisionin “Të paekspozuarit”.

zogaj braçe

Lini një Përgjigje