TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Prill 2026, 11:17

Atentati ndaj Gilmando Danit në Rinas, Lamallari: Policia ka kryer detyrën!

Shkruar nga Pamfleti
Atentati ndaj Gilmando Danit në Rinas, Lamallari: Policia ka kryer
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka dalë në një konferencë për media, ku ka komentuar paralajmërimin e ambasadës amerikane në Tiranë, duke theksuar se situata e sigurisë në vend mbetet nën kontroll.

Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se njoftime të tilla janë të zakonshme dhe nuk duhet të krijojnë shqetësim te qytetarët.

“Qytetarëve, siguria u garantohet nga Policia e Shtetit. Ky njoftim është bërë edhe në vende të tjera të Europës, si në Belgjikë e Hollandë. Ndërkohë njoftime të tilla nga ambasada e SHBA-së janë bërë në mënyrë periodike, siç kanë bërë për protestat e PD për qytetarët amerikanë, pra njoftime të tilla janë rutinë nga përfaqësues të diplomnacisë. Ne kemi masa të shtuara për disa përfaqësi diplomatike. Absolutisht qyetarët shqiptarë duhet të ndihen të sigurt. Jemi në komunikim të përditshëm me asgjencitë brenda vendit dhe jashtë vendit", tha Lamallari.

Ai foli edhe për hetimet lidhur me atentatin e ndodhur në Rinas vitin e kaluar, duke vlerësuar punën e Policisë së Shtetit dhe duke shprehur besim për rezultate të mëtejshme.

"Kjo është puna e hetueseve sa i përket rastit në fjalë, unë mendoj se policia e shtetit e ka kryer detyrën. Unë jam i bindur se drejtori i ri i policisë siç bëri edhe gjatë prezantimit të tij do të ketë në fokus forcimin e besimit brenda dhe jashtë vendit. Kam besim se në vijim do të kemi rezultate pozitive", tha Lamallari.

Lini një Përgjigje