TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Prill 2026, 11:29

Vrasja e 78-vjeçarit në Korçë, fqinji i viktimës: Me djemtë shkonte shumë mirë, nuk konfliktohej me askënd! 

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e 78-vjeçarit në Korçë, fqinji i viktimës:
Gëzim Vija

Policia po heton vrasjen e 78-vjeçarit Gëzim Vija, i cili u gjet i pajetë në banesën e tij në Korçë. Trupi u zbulua mëngjesin e së enjtes nga punonjësi i postës që shpërndan pensionet. Pasi nuk mori përgjigje nga i moshuari, ai njoftoi fqinjët dhe më pas u hap dera e shtëpisë, ku në një prej dhomave u gjet viktima.

Ekspertiza mjeko-ligjore konstatoi një plagë të thellë në kokë, të shkaktuar me mjet të fortë, që i ka sjellë vdekjen. Hetuesit dyshojnë se autori dhe viktima janë përleshur para goditjes fatale.

Policia ka marrë në pyetje familjarë dhe të afërm, por deri tani dëshmitë nuk kanë ndihmuar në identifikimin e autorit. Zona përshkruhet si e qetë dhe pa precedentë konfliktesh.

Komshiu i viktimës, Simon Muço, është shprehur se Gëzimi nuk kishte konflikte me asnjë dhe gjithashtu shtoi se edhe me djemtë e tij shkonte shumë mirë.

“Gëzimi ishte shumë njeri i mirë, ishte i nderuar, i respektuar me të gjithë njerëzit, as në qafë nuk të binte asgjë. Unë banoj jashtë shtetit, kur erdha këtu më thanë për Gëzimin. Ne u çuditëm…

Kur ikte, na respektonte; me fëmijë, gra, burra ishte shumë i respektuar. Nuk e di si ndodhi kjo, nuk ka pasur konflikte me asnjë; dyer, makina hapur i linim, është lagje e qetë.

Ishte më i miri nga e gjithë lagja. Unë jetoj jashtë, pardje kam ardhur; kur e mora vesh, nuk më erdhi mirë.

Konflikte me asnjërin s’ka pasur; me djemtë shkonte shumë mirë. Këtij i kishin prerë edhe një dritë.

Ishte pensionist, ndërsa i biri vinte punonte këtu si mekanik; vinte çdo darkë, punonte me lavatriçe dhe frigoriferë”, thotë fqinji.

Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin.

 

vrasja e 78 vjecarit gezim vija

Lini një Përgjigje