TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Prill 2026, 11:36

Bordi i Transparencës mblidhet për çmimin e naftës, pritet rritje mbi 220 lekë/litër

Shkruar nga Pamfleti

Bordi i Transparencës mblidhet për çmimin e naftës, pritet

Bordi i Transparencës është mbledhur për të përcaktuar çmimet e reja të karburanteve në vend, ndërsa pritet që çmimi i naftës të rritet mbi 220 lekë për litër.

Nëse kjo ndodh, do të aktivizohet automatikisht mekanizmi për uljen e akcizës me 20%, ose rreth 8 lekë për litër.

Rritja e çmimit të naftës vjen në një kohë kur tregjet ndërkombëtare janë ndikuar nga tensionet dhe zhvillimet e fundit pas konfliktit të SHBA- Izrael me Iranin, duke reflektuar menjëherë efektet edhe në tregun vendas.

Aktualisht, që prej datës 28 mars, një litër naftë tregtohet me 218 lekë, ndërsa benzina me 181 lekë për litër. Vendimi i ri i Bordit pritet të përcaktojë nëse do të ketë një tjetër rritje për konsumatorët në ditët në vijim.

Lini një Përgjigje