TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Prill 2026, 15:00

UPDATE/ Edicioni Informativ nga kronika e zezë, ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni Informativ nga kronika e zezë, ora 15:00

Ju ftojme te ndiqni nje bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zeze, ku nder te tjera vecojme:

Në Tiranë, seanca në GJKKO mes Veliajt dhe Dados nxiti debate të forta mes avokatëve dhe organit të akuzës, ndersa Gjykata Administrative gjeti mangesi te padia e kryebashkiakut per prokurorin Dado.

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, refuzoi të komentonte denoncimin e babait të Ervis Martinajt për ekzekutimin e djalit të tij në Durrës, duke e cilësuar çështjen komplekse dhe nën hetim.

Në Peqin, pas zbulimit të një magazine me kanabis, u pezulluan nga detyra 7 punonjës policie, përfshirë komisarë, nënkomisarë dhe inspektorë, për moszbatim të detyrave funksionale.

Rasti i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja vazhdon të mbajë vëmendjen e drejtësisë: xhaxhai i autorit, Gjon Shkambi, kërkoi ndryshim mase, me shqyrtimin në Apel më 8 prill.

Në Korçë, detaje të reja dolën për vrasjen e 78-vjeçarit Gëzim Vije, të gjetur nga postieri që do t’i dorëzonte pensionin; fqinjët e përshkruan si njeri pa konflikte.

Në Tiranë, një qendër fizioterapie u shndërrua në fole prostitucioni: u arrestua pronarja 40-vjeçare dhe një 41-vjeçare e dyshuar për shfrytëzim.

Ngjarje të tjera dramatike përfshijnë Himarën, ku 35-vjeçari Spiro Dhimaleksi mbajti peng prindërit nën kërcënimin e një mjeti prerës, por policia shmangu tragjedinë dhe ai u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Në Fier, 40-vjeçari Taulant Halka, punëtor ndërtimi dhe baba i dy fëmijëve, kreu aktin ekstrem duke u vetëvrarë me armë gjahu.

Në Divjakë, Danjel Skënderi, i dënuar për kultivim bimësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje, u arrestua për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

Ndërsa në Sarandë, 27-vjeçari Erind Yzeiraj u arrestua duke transportuar 13 emigrantë nga Egjipti, të cilët hynë ilegalisht në Shqipëri dhe synonin vendet e BE-së. 

edicioni i lajmeve pamfleti

Lini një Përgjigje