TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Prill 2026, 10:01

Pashkët katolike, Ambasada e SHBA uron besimtarët

Shkruar nga Pamfleti

Pashkët katolike, Ambasada e SHBA uron besimtarët

Besimtarët katolikë në Shqipëri dhe në të gjithë Botën kremtojnë sot Pashkën, ngjarjen më të rëndësishme në kalendarin e krishterë.

Në Shqipëri, besimtarët janë uruar nga Ambasada e SHBA në Tiranë, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“Ju urojmë Pashkë të gëzuara të gjithë atyre që festojnë. Ne i vlerësojmë mënyrat e shumta se si komunitetet e kremtojnë këtë festë dhe festojnë frymën e shpresës, lidhjes dhe ripërtëritjes,” thuhet në mesazhin e ambasadës.

Festa e Pashkës simbolizon ngjalljen e Jezu Krishtit dhe triumfin e jetës mbi vdekjen.

pashka shqiperi ambasad e shba

Lini një Përgjigje