TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Janar 2026, 23:01

SPAK i mbylli derën Komisionit “Xhafaj”, Hoxha: Prokurorëve s’mund t’i bëhet presion

Shkruar nga Pamfleti

SPAK i mbylli derën Komisionit “Xhafaj”, Hoxha:

Gazetari Artan Hoxha komentoi refuzimin që SPAK i bëri Komisionit “Xhafaj”, i cili prej ditësh ka nisur një seri inspektimesh në Gjykata dhe Prokurori të Rretheve, në kuadrin e inspektimit të masave dhe mënyrës së funksionimit të tyre.

Lidhur me qëndrimin e SPAK, që u interpretua si një “mbyllje dere” ndaj Komisionit, Hoxha tha se Prokuroria Speciale nuk intimidohet dot nga politika pasi ka një mbrojtje si ligjore, fizike dhe financiare.

“SPAK vetëm duhet të ketë këmbëngulje dhe vullnet për ti shkuar deri në fund ccështjeve kur gjen shkelje. Se ccfarë bën Qeveria, është punë për të. Ne e dimë sa korrekt dhe sa ndershëm luan Rama. Kur e shikon se i khehet kundër i etiketon”, tha Hoxha.

Ai tha se si opozita dhe mazhoranca i përdorin situatat me SPAK, si i intereson, kur duan i shkojnë te dera SPAK-ut dhe bëjnë protestë, kur s’duan thonë se SPAK duhet mbrojtur se po i sulmojnë ata dhe jo ne.

“Detyra e SPAK është ti përballojë këto presione, ndaj janë aty dhe janë të mbrojtur.

SPAK nuk ndikohet, prokurorët e SPAK dhe fizikisht, ligjërisht dhe financiarisht janë më të mbrojturit në Shqipëri”, tha Hoxha.

hoxha spak xhafaj

Lini një Përgjigje