Vrasjet e 4 protestuesve në 21 janar 2011 janë bërë me urdhër. Të paktën kështu shprehet gazetari Artan Hoxha, i cili pak ditë më parë dorëzoi në SPAK një audio-regjistrim që konsiderohet si një provë e fortë për të zbuluar skenarin dhe kush dha urdhërin për të qëlluar ndaj protestuesve.
Në emisionin “Kjo Javë” në News24, Hoxha tha se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit mund të shkojnë në zyrën e kryeministrit Edi Rama dhe t’i marrin atij deklarime në lidhje me “21 Janarin”.
Kjo sipas tij është një nga skenarët nëse Rama nuk shkon në SPAK, që do të ishte hera e parë që kreu i qeverisë do të shkonte në dyert e Prokurorisë së Posaçme.
“Fakti që po kërkohet me çdo kusht që të shkohet te burimi, kasetës i është dhënë statusi i një prove shumë të rëndësishme ndaj po luhet me pjesën e burimit.
Mendoj që ky material e ka bërë pjesë e tij, ka rihapur çështjen e ka bërë SPAK të regjistrojë çështjen edhe pse s’kemi ende persona të marrë nën hetim apo të pandehur.
Kaseta tregon se vrasjet atë ditë janë bërë me urdhër dhe është komunikuar.
Deri tani vetëm Rama nuk është thirrur nga SPAK por sa më shumë kalon koha aq më shumë më është shuar shpresa që do të marrë drejtim kjo çështje.
Janë thirrur shumë personazhe dhe ai është në listë për t’u thirrur, dhe unë kam kërkuar të thirret, e kam shpjeguar edhe pse duhet të thirret me argumente.
Unë mendoj që kjo është çështja e parë që Rama do të shkojë në SPAK të dëshmojë, ose agjentët e BKH duhet t’i shkojnë në zyrë t’i marrin deklarimet”, tha ai.
Lini një Përgjigje