Arroganca nuk ndalet në Vlorë. Dhe sërish në qendër të një tjetër skandali vendoset Bashkia e Vlorës. Kjo e fundit ka hapur forcërisht dyert e ambienteve të Dhomës së Tregtisë Vlorë, megjithëse kjo e fundit ka një kontratë që përfundon në qershor 2026.
Gjithçka ndodh në një kohë kur Bashkia ka nxjerrë një urdhëresë që subjektet që janë të vendosura pranë Pallatit të Kulturës Vlorë, të lirojnë hapësirat.
Dhe në këtë urdhëresë përfshihet edhe Dhoma e Tregtisë. Kryetari i Dhomës së Tregtisë thotë se ka një kontratë qiraje me Bashkinë që zgjat deri në qershor 2026.
Por duket se për Bashkinë e Vlorës nuk kanë rëndësi kontratat. Sot në prezencën e Policisë Bashkiake është hapur me forcë dera e Dhomës së Tregtisë, me qëllim largimin e materialeve dhe lirimin e ambienteve.
Lini një Përgjigje