TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Janar 2026, 13:17

KLGJ nuk pranon nisjen e verifikimit për Irena Gjokën, çështja i kalon në hetim ILD-së

Shkruar nga Pamfleti
KLGJ nuk pranon nisjen e verifikimit për Irena Gjokën,
Irena Gjoka

Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk merr vendim lidhur me gjyqtaren, Irena Gjoka Maneku por ia kalon Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë. 

Në mbledhjen e mesditës së sotme, KLGj rrëzoi relacionin e prokurorisë së Përgjithshme për Irena Gjokën e cila vërtetoi se ka qenë e dënuar në Greqi dhe e dëbuar për falsifikim të pasaportës dhe vizës.

Relacioni u votua 5 vota kundër dhe 4 vota pro, mes atyre që votuan kundër ishte edhe Ridvan Hado. 

Tani relacioni i verifikimit të mandatit për Gjokën do të vlerësohet nga ILD, e më pas do të jetë ky institucion që do të vlerësojë nëse duhet shkuar ose jo në KLGJ për të kërkuar ndërprerje të statusit të gjyqtares për Gjokën.

Prokuroria e Posaçme, SPAK regjistroi një procedim penal pas një kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e cila akuzohet se ka fshehur nga formulari i vetëdeklarimit të pastërtisë së figurës një dënim penal të dhënë nga drejtësia greke për falsifikimin e një pasaporte dhe një vize në mesin e viteve 2000.

Kallëzimi ishte depozituar në SPAK nga Adriana Kalaja.

Sipas SPAK, procedimi është regjistruar për veprën penale të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal, “falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, por ende nuk është regjistruar ndonjë emër si person nën hetim.

Pas një hetimi administrativ që zgjati rreth 20 muaj, Prokuroria e Përgjithshme njoftoi të martën se i kishte dërguar zyrtarisht më datë 19 janar 2026 rezultatet e këtij verifikimi pranë KLGj-së, që është organi kompetent që duhet të interpretojë rezultatet e gjetjeve.

Akuzat ndaj Gjokës u bënë publike pasi ajo firmosi masat e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me dosjen “Partizani”. Berisha dhe mbështetësit e tij e kanë akuzuar vazhdimisht Gjokën, duke pretenduar se ajo është në konflikt interesi dhe se ka fshehur të kaluarën e saj, përfshi dënimin penal në Greqi. KLGJ e cila shqyrton ankesat, kërkoi verifikim të rastit nga Prokuroria e Përgjithshme.

verifikimit për irena gjokën

1 Komente

  1. A
    Agron gjekmarkaj

    Po ne Greqi kjo pune ka qene me Shqiptarer

    Lini një Përgjigje