TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Janar 2026, 14:04

Apeli i GJKKO e la në burg, reagon Meta: U provuan gënjeshtrat për të zgjatur paraburgimin tim! 

Shkruar nga Pamfleti

Apeli i GJKKO e la në burg, reagon Meta: U provuan gënjeshtrat

Apeli i GJKKO rrëzoi sot kërkesën e Ilir Metës, për zbutjen e masës së sigurisë ‘arrest me burg’. Pas vendimit ka reaguar vetë ish-presidenti Meta, i cili shprehet se po manipulohet gjykata për zgjatjen e paraburgimit të tij.

Meta thotë se gjykata iu shmang gjykimit të ankesës të avokatëve të tij kundër vendimit për vazhdimin e paraburgimit për të mos marrë përgjegjësi.

Sipas tij u provuan me fakte gënjeshtrat e prokurorëve për të manipuluar gjykatën me qëllim zgjatjen e paraburgimin.

"Asnjë çudi nga drejtësia me regji. Sot gjykata ju shmang gjykimit të ankesës të avokatëve të mi kundër vendimit për vazhdimin e paraburgimit për të mos marrë përgjegjësi.

U provuan qartë dhe me fakte gënjeshtrat e prokurorëve për të manipuluar gjykatën për të zgjatur në mënyrë tërësisht të paligjshme paraburgimin tim. Për më shumë komunikojmë nesër.", shkruan Meta.

 

Lini një Përgjigje