TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Janar 2026, 14:50

UPDATE/ Edicioni Informativ nga kronika e zezë, ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni Informativ nga kronika e zezë, ora 15:00

Ju ftojmë të ndiqni zhvillimet kryesore nga kronika e zezë deri në këtë orë të ditës, ku ndër të tjera veçojmë:

Apeli i Posaçëm i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për ndryshim të masës së sigurisë, duke e lënë atë në qelinë e paraburgimit, ku ndodhet që prej tetorit 2024.

Meta po hetohet për tre çështje: aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror, ndërsa bashkë me të, Monika Kryemadhi, Pirro Xhixho, Fatime Kryemadhi dhe Ema Çokun akuzohen për vepra të ndryshme financiare dhe korrupsion.

Në Shqipëri, Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët për mashtrimet online që shfrytëzojnë ofertat e rreme për kredi. Autorët synojnë të marrin paratë dhe të dhënat bankare të viktimave, ndaj qytetarët këshillohen të mos ndajnë informacion personal dhe të komunikojnë vetëm me faqet zyrtare të bankave.

Ndërsa, ish-ministri peruan Manuel Augusto Blacker Miller, i dënuar në Shqipëri për aferën e inceneratorëve, ndërroi jetë në spitalin e paraburgimit në Brazil, ku ndodhej duke pritur ekstradimin drejt vendit tonë.

Nga Greqia vjen një ngjarje e dhunshme në burg, ku Dhimitër Meçi, i njohur si “Dhimos” nga Gjirokastra dhe i përfshirë në disa vrasje, u plagos me thikë.

Ndërkohë, në Belgjikë vazhdon gjyqi ndaj Franc Çopjas, ku partnerja e tij dëshmoi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, duke e përshkruar atë si të qetë dhe pa sjellje agresive.

Italia regjistron dy ngjarje tragjike: Festim Keci, 53-vjeçari i dënuar me 9 vite burg për trafik droge dhe prostitucion, u arrestua dhe pritet ekstradimi, ndërsa një aksident me Jeep pranë Cuneo mori jetën e dy të rinjve shqiptarë dhe plagosi tre të tjerë.

Në Bulqizë, një 58-vjeçar plagosi me thikë djalin 29-vjeçar, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori dyshohet të ketë probleme me alkoolin.

Po ashtu, në Lezhë u zbuluan laboratori i drogës me armë dhe lëndë narkotike; babë e bir mbeten në burg, ndërsa punonjësi i OSHEE në arrest shtëpie.

Në Belgjikë, gjykata dënoi një bandë shqiptare përgjegjëse për 140 vjedhje, duke vendosur dënime nga 10 muaj me kusht deri në 40 muaj burg, ndërsa Serbia sekuestron 5 tonë marihuanë me vlerë mbi 10 milionë euro, operacioni më i madh i këtij lloji deri më tani.

Turqia regjistron një shpërthim në rafinerinë më të madhe të naftës në Izmit, ku të gjithë punonjësit u evakuuan dhe nuk pati viktima, ndërsa në Oman një anije me 25 turistë francezë u përmbys pranë Portit Sultan Qaboos, duke lënë 3 të vdekur dhe 2 të plagosur.

Ngjarje prekëse vjen edhe nga sporti: trupat e shtatë tifozëve të PAOK-ut, që humbën jetën në aksidentin tragjik në Rumani, u sollën në Selanik, ku tifozët i nderuan me brohoritje dhe flakadanë.

Lini një Përgjigje