TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Maj 2026, 19:48

Skënder Hitaj zhvillon vizitën e parë zyrtare në Kosovë, në fokus lufta kundër krimit të organizuar!

Shkruar nga Pamfleti
Skënder Hitaj zhvillon vizitën e parë zyrtare në
Skender Hitaj dhe Gazmend Hoxha

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita ka zhvilluar vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë, ku u prit në Prishtinë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha.

Në takimin ku morën pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, si dhe drejtues të lartë të institucioneve policore të të dy vendeve, u vlerësua bashkëpunimi ekzistues dhe rezultatet e arritura në luftën kundër kriminalitetit.

Gjatë fjalës së tij, Skënder Hita e cilësoi vizitën në Kosovë si më shumë sesa një angazhim protokollar.

“Ka vende që kur shkel, ndihen më shumë sesa mund të thuhen me fjalë. Prishtina është një prej tyre. Dhe unë sot, në vizitën time të parë zyrtare si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nuk e ndjej këtë si një detyrim protokollar, por si privilegj, sepse jam mes vëllezërve”, u shpreh ai.

Hita theksoi se sfidat e sigurisë kërkojnë reagim të përbashkët dhe koordinim më të madh mes institucioneve ligjzbatuese.

Sipas tij, krimi i organizuar është bërë më i sofistikuar dhe vepron përtej kufijve shtetërorë, ndaj edhe bashkëpunimi mes policive duhet të forcohet më tej.

“Krimi sot është më i organizuar, më i sofistikuar dhe pa kufij. Për këtë arsye, edhe përgjigjja jonë duhet të jetë më e shpejtë, më e koordinuar dhe më e fortë. Shqipëria dhe Kosova kanë ndërtuar një partneritet model mes dy policive tona dhe ky bashkëpunim do të vijojë të forcohet”, deklaroi Hita.

Nga ana e tij, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, vuri theksin te rëndësia e koordinimit operacional dhe bashkëpunimit të ngushtë për garantimin e sigurisë dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Në fokus të diskutimeve ishin edhe sfidat aktuale të sigurisë, lufta kundër krimit ndërkufitar, si dhe rritja e bashkëpunimit në shkëmbimin e informacionit, hetimet dhe operacionet e përbashkëta policore.

Takimi u mbyll me zotimin e palëve për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës në fusha me interes të përbashkët.

gazmend hoxha. skender hitaj

Lini një Përgjigje