TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Maj 2026, 18:00

UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18.00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18.00

Ju ftojme te ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore deri ne kete ore te dites, ku nder te tjera vecojme:

Në vend, një ngjarje e rëndë është raportuar në “Rozafa Fish City”, ku dyshohet se një person ka ushtruar dhunë fizike ndaj klientëve, ndërsa ka pasur edhe tensione me policinë, duke mos e lejuar kete te fundit te beje detyren, cka ngre dyshime te forta.

Në politikë, Sali Berisha dhe Edi Rama janë përfshirë në një debat të ashpër për prokurimet publike, me akuza për përfitime miliarda euro dhe kontrata të dyshimta. 

Rama, nga ana tjetër, ka folur në një samit me Izraelin për bashkëpunim në sigurinë kibernetike dhe marrëdhënie historike mes vendeve.

Në integrimin europian, kryenegociatorja Majlinda Dhuka raportoi progresin e Shqipërisë, duke theksuar mbi 100 kushte të BE-së dhe qindra akte ligjore të miratuara. 

Ndërkohë, opozita dhe mazhoranca kanë shkëmbyer akuza për raportet dhe reformat në Kuvend.

Në Durrës, banorët protestojnë kundër projektit TID dhe kërkojnë transparencë për prishjen e banesave. 

Në siguri, te reja nga helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, ndërsa në GJKKO vijojnë përplasjet për çështje të ndryshme korruptive dhe pasurish të sekuestruara, përfshirë edhe rastin e Ervis Martinajt.

Në Kosovë, vendi shkon në zgjedhje më 7 qershor me 22 parti dhe 3 koalicione, në një situatë të tensionuar politike. 

Në arenën ndërkombëtare, SHBA dhe Irani vijojnë tensionet dhe negociatat e brishta, ndërsa në Britani raportohet presion i brendshëm politik ndaj kryeministrit Starmer.

 

Lini një Përgjigje