Tensione të forta dhe akuza personale kanë shpërthyer në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Pamfleti publikon pjesë nga audioja e debatit mes kryetares Mirela Bogdani dhe anëtarit Sokol Stojani, ku diskutimet degradojnë në tone fyese dhe përplasje të ashpra.
Pamfleti publikon pjesë nga audioja e mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku janë regjistruar tensione të forta dhe përplasje verbale mes kryetares Mirela Bogdani dhe anëtarit Sokol Stojani.
Debati ka shpërthyer gjatë diskutimeve për një vendim të marrë më 2 prill lidhur me hapjen e vendeve vakante në institucion dhe procedurat për dërgimin e tyre në Kuvend. Kryetarja e KLP-së ka kërkuar rikthimin e çështjes për rishqyrtim, por kjo është kundërshtuar ashpër nga Stojani.
Nga audioja dëgjohet se diskutimi ka dalë jashtë çdo standardi institucional, duke degraduar në akuza personale dhe fjalor të ashpër.
“S’ka gjë më ordinere se kjo. Ky është një problem konceptual”, dëgjohet të thotë Sokol Stojani.
“Unë kështu e gjykova. Kush je ti që më tregon mua?”, reagon Bogdani.
“Po kush je ti, moj?”, dëgjohet Stojani.
Në kulmin e debatit, kryetarja e KLP-së shprehet: “Po mbase jam çmendur unë”.
Ndërsa përgjigjja e Stojanit vjen menjëherë: “Po je çmendur, moj, je çmendur”.
Vetë Stojani ka paralajmëruar se do të bëjë padi për shpërdorim detyre nga kryetarja, teksa vuri në dyshim edhe formimin e saj. “Nuk jemi te Kafja e Rremës këtu”, dëgjohet Stojani.
Debatet
Bogdani: Ore nuk do marrim vendim sot.
Stojani: O kryetare, je në kundërshtim me ligjin. Ti të paktën duhet ta njoftosh anëtarin. Është përdhunim moj kryetare. Të kërkosh ti të diskutosh
Bogdani: Po pse vetëm ju ndiheni i përdhunuar zoti Stojani? Ne të tjerët e kuptoni sesi ndihemi pas këtyre fyerjeve dhe ofendimeve?
Bogdani: Mbledhjen e deklarojmë të mbyllur. Të qetësohen palët, të rehabilitohen dhe të vijnë në mbledhjen tjetër. Mirupafshim!
Stojani: Ju po sabotoni mbledhjen e Këshillit.
Bogdani: Unë po sabotoj?!
Stojani: Duke futur gjëra dhe duke penguar veprimtarinë e këtij Këshilli. Kryetare do të mbani përgjegjësi për këtë.
Bogdani: Do të mbaj!
Stojani: Do mbani përgjegjësi po të them.
Bogdani: Në litar do më varësh, e di..
Stojani: Po ç’litar aman, s’je ti për litar. Ashtu të ngre në qiell. Turp të të vijë njëherë. Keni mbledh gjithë njerëzit këtu për t’i mbajt njerëzit peng për gjëra ordinere.Jo,joo.. A ka gjë më ordinere se të rishikosh një vendim të marrë? S’ka gjë më ordinere se kjo. Ky është problem konceptual
Bogdani: Po është diskutim. Në qoftëse ti…
Stojani: Po s’ke diskutim moj. Po nuk diskutohet një vendim moj. Po nuk diskutohet një vendim i marrë moj, po nuk diskutohet… Moj kryetare…
Bogdani: Ore kështu e gjykova. Kush je ti që më tregon mua?
Stojani: Po kush je ti që vë në diskutim moj?
Bogdani: Po rrëzoje o burrë..
Stojani: Po nuk rrëzohet moj…
Bogdani: Dakord, mbase jam çmendur unë.
Stojani: Po je çmendur moj, je çmendur. Po je çmendur…, po je çmendur moj..
Bogdani: Nuk merrem dot, nuk merrem dot me njerëz me jetë të konsumuar, kaq, kaq
Bogdani: Ti nuk mund të zhbësh dot një vendim moj zonjë e dashur, nuk e zhbën dot, nuk e zhbën dot.
Për audion e plotë, kliko KËTU
"Stojani: Po je çmendur moj, je çmendur. Po je çmendur…, po je çmendur moj.." Ca eshte ky more ???? Nuk me duket normal