Masat e sigurisë u kërkuan nga prokurori i Tiranës Bledar Velikaj, i cili ishte ai që kreu hetimet. Mirëpo ditët e fundit po sulmohet gjyqtarja, Armela Hasantari se është ajo e cila “amnistoi” mjekët...
Shqipëria duket se është kthyer në një vend, ku gjithçka lëviz sipas interesave dhe dirigjimit politik. Kush është i lidhur me politikën nuk preket, ndërsa ata që janë të drejtë bien pre e sulmeve dhe e anatemimeve.
Një rast skandaloz i ngjashëm i ditëve të fundit lidhet me masat e sigurisë që u dhanë ndaj mjekëve që u përfshinë te skandali i Onklologjikut. Edmond Gashi u la në “arrest shtëpie” dhe disa të tjerë në detyrim paraqitje.
Masat e sigurisë u kërkuan nga prokurori i Tiranës Bledar Velikaj, i cili ishte ai që kreu hetimet. Mirëpo ditët e fundit po sulmohet gjyqtarja, Armela Hasantari se është ajo e cila “amnistoi” mjekët. Në disa media, ajo po sulmohet se i la jashtë qelisë të akuzuarit.
Mirëpo duket se jemi fare jashtë logjike. Gjyqtarja ka aprovuar masat e sigurisë që ka kërkuar prokurori. Është prokurori ai i cili ka kërkuar këto masa sigurie dhe gjyqtarja nuk ka se si të vendosë “arrest në burg” nëse prokurori ka kërkuar “arrest në shtëpi”. Gjyqtarja ose e pranon ose e refuzon atë masë, por nuk ka se si të vendosë masë shtrënguese më të fortë.

Këtu jemi tek ajo shprehja: “Nuk kanë çfarë t’i bëjnë gomarit dhe i bien samarit”. Prokurori, Bledar Velikaj është bashkëshorti i deputetes, Ermonela Felaj. Pra ai nuk sulmohet dot sepse është i krahut të qeverisë dhe faji i vishet një gjyqtareje, e cila duket se ka vepruar sipas ligjit. Hasantari ka aprovuar atë që ka kërkuar prokurori. Jashtë burgut mjekët i la burri i Ermonelës dhe jo gjyqtarja. Kjo konfirmohet dhe te dokumenti më poshtë.
Lini një Përgjigje