TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Korrik 2024, 16:08

Abuzim me tenderë dhe shpërdorim detyre, Apeli i Posaçëm shtyn seancën për Eduart Kaprin

Shkruar nga Pamfleti

Abuzim me tenderë dhe shpërdorim detyre, Apeli i Posaçëm

Shtyhet seanca në Apelin e Posaçëm për ish kryetarin e Bashkisë Pogradec Eduart Kapri dhe për 5 ish punonjësit e tjerë të Bashkisë.

Avokati i Kaprit kërkoi kohë të përgatitej për konkluzionet, për këtë arsye kërkoi shtyrje të seancën në një datë tjetër, kërkesë e cila u pranua nga trupa gjykuese.  

Seanca e radhës u caktua më datë 24 korrik në orën 11:30 minuta. Shkalla e parë e shpalli të pafajshëm Kaprin, ndaj të cilit ishin ngritur dy akuza, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike” në bashkëpunim dhe “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim.

SPAK i akuzon të pandehurit për dy episode, i pari lidhet me një tender për blerjen e druve me vlerë afro 9 milionë lekë të reja, ndërsa akuza e dytë është ajo e pengimit të procesit zgjedhor në vitin 2019, pasi i kanë vënë kyçin tre shkollave që do të shërbenin si qendra votimi.

Gurali Blaceri, ish-punëtor mirëmbajtës në Dr. Arsimore Pogradec, Safet Blaceri, ish-punëtor mirëmbajtës në Dr. Arsimore Pogradec, Avdulla Canon, ish-Zv.Kryetar i Bashkisë Pogradec, Enkeleida Kllomollari, ish-Dr. e Qendrës Arsimore në Pogradec dhe Nexhmi Torrën, me ish-koordinator i Nj. Adm. pranë Bashkisë Pogradec, akuzohen për shkelje të barazisë në tenderë, si dhe për shpërdorim detyre.

Lini një Përgjigje