
Meteorologia Lajda Porja ka folur lidhur me rikthimin e valës së të nxehtit Afrikan. Ajo tha se temperaturat e larta do të rikthehen, ku do të arrijnë deri në 42 grade celcius.
Tirana, Elbasani, Berati, Fieri dhe Gjirokastra pritet që të kapin edhe vlerën maksimale.
“Sot parashikojmë 39 gradë, duke filluar nga nesër rriten nga dita në ditë, sidomos në qarkun e Shkodrës, Beratit dhe Elbasanit, ku shkojnë në 41 gradë. 40 gradë do të jetë temperatura në pothuajse të gjitha qytetet kryesore, si Lezha, Tirana, Durrësi, Fier dhe Lushnja. 38-39 gradë në vijën bregdetare. Dita e enjte do të jetë dita më e nxehtë, mund të kap vlerën 42 gradë, por dhe mund të tejkalohet. Dita e premte nuk sjell shumë ndryshim dhe e shtuna po ashtu”, u shpreh meteorologia Lajda Porja.
Edhe ditën e martë parashikohen reshje shiu, por përsëri temperaturat e larta do të vijojnë. Dita e enjte dhe e premte do të jenë ditët më të nxehta.
“Rrezikohet pasditje nga rrebeshe shiu, do të jenë zonat qendrore, kryesisht jugu dhe juglindja, nuk do të mungojnë dhe stuhitë, por janë kalimtare, thjesht sa për të ndezur më shumë. Do jemi tek vlerat 42-42.5, por do të qëndrojnë më gjatë”, tha Porja.
Pas largimit të valës së të nxehtit, sinoptikanët do të bëjnë një analizë nëse është thyer rekordi i vitit 2023, për temperaturën më të lartë të regjistruar.
Lini një Përgjigje