TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Janar 2024, 18:04

Skandal në AKBN/ Punonjësit 3 muaj pa paga, drejtuesit përlajnë fondet dhe mbushin xhepat e tyre

Shkruar nga Pamfleti
Skandal në AKBN/ Punonjësit 3 muaj pa paga, drejtuesit
Belinda Balluku, djathtas saj kreu i AKBN

Sipas informacioneve të ardhura në redaksinë e “Pamfletit”, në arkën e AKBN është prekur fondi i pagave dhe çdo e ardhur që kanë pasur është bërë zero...

Punonjësit e Agjencisë së Burimeve Natyrore (AKBN) kanë 3 muaj pa paga. Që në tetor të vitit që lamë pas, asnjë prej tyre nuk ka marrë pagën, pasi fondi i pagave ka shkuar në zero.

Ndonëse në çdo fillim viti, në buxhetin e shtetit përcaktohet fondi i pagave dhe deri në dhjetor secili punonjës duhet ta ketë të garantuar pagën. Por nuk ka ndodhur kështu në AKBN, pasi fondet e pagave janë përdorur për gjëra të tjera dhe punonjësit kanë mbetur në mes të rrugës.

Sipas informacioneve të ardhura në redaksinë e “Pamfletit”, në arkën e AKBN është prekur fondi i pagave dhe çdo e ardhur që kanë pasur është bërë zero në dhjetor të vitit 2022. Pra pagat kanë shkuar në xhepat e drejtuesve dhe punonjësit janë ata që vuajnë pasojat.

Një skandal i tillë është paralajmëruar më herët nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Në një audit të zhvilluar në korrik të vitit që lamë pas, u zbulua se si drejtuesit mbushin xhepat qyl. Në një rast, KLSH ka zbuluar se anëtarët e Këshillit Drejtues kanë shpërblyer veten. Ata kanë marrë shpërblime për mbledhjet që kanë bërë, si dhe në fundvit.

Anëtarët e KD për pjesëmarrjen në mbledhje janë shpërblyer bazuar në Vendimin e KD nr. 5, datë 5.4.2007, miratuar nga Ministri i MIE (ish-METE) me shkresën nr. 2637, datë 11.4.2007. Për periudhën objekt auditimi, shpërblimet për pjesëmarrje në mbledhje të anëtarëve të KD llogariten në listë pagesën mujore dhe pasi mbahet tatim në burim kryhet pagesa në llogaritë personale të anëtarëve të KD”, shprehet KLSH.

Po ashtu bëhet me dije se Këshilli Drejtues me Vendimin nr. 11, datë 27.12.2018, ka kërkuar në MIE miratim për ndryshimin e Buxhetit të vitit 2018. Ndryshimi i buxhetit të vitit 2018 është miratuar me Urdhër të Ministrit të MIE nr. 897 prot, datë 27.12.2018 shoqëruar me tabela bashkëlidhur, duke shtuar te ardhurat në zërin “Të ardhura nga marrëveshjet hidrokarbure” në shumën 40,000,000 lekë dhe duke pakësuar shpenzimet në zërin “Paga të punonjësve” në shumën 7,755,000 lekë dhe shtuar zërin “Shpërblim për punonjësit” në shumën 7.650.000 lekë” dhe shtuar zërin “Shpërblim për Këshillin Drejtues” në shumën 105.000 lekë.

Pas miratimit nga MIE të ndryshimit të zërave të buxhetit 2018, Drejtori Ekzekutiv ka lëshuar Urdhër nr. 442, datë 28.12.2018, nëpërmjet të cilit ka urdhëruar shpërblimin për 7 anëtarë aktualë të KD, me gjysmë page mujore nga fondi “Shpërblim për Këshillin Drejtues”. Por sipas KLSH, kjo është në shkelje me ligjin.

Ky është vetëm një rast, por imagjinoni se çfarë ka ndodhur me rastet e tjera. Fondi vjetor për pagat e punonjësve të AKBN shkon deri në 2.2 milionë euro. Është detyrë e drejtorit të ri të zbulojë tani se ku kanë shkuar paratë dhe po ashtu duhet që ministrja Belinda Balluku të japë një shpjegim. Kjo e fundit emëroi Petrit Malajn pak ditë më parë dhe nuk tha asnjë fjalë për ish-kryetarin Ardian Bylyku, i cili duket se e ka zhytur në kaos institucionin. /Pamfleti

Lini një Përgjigje