
Drejtori i Teatrit “Migjeni”, Arjan Çuliqi, ka hedhur poshtë zërat se teatri është drejt “shkrirjes”.
Në një prononcim për mediat Çuliqi ka treguar për aktivitetet e afërta që nisin me “Bilbilat e Vegjël”, “Mbretëresha e dëborës” një premierë për fëmijë dhe festivalin e teatrove për të rinj.
Ai ka thënë se teatri është në pikun e përgatitjeve për aktivitetet e vitit 2024 që do ti serviren publikut Shkodran.
Me vendim të Këshillit të Bashkisë Shkodër, institucionet kulturore janë përfshirë në një proçes ristrukturimi, në të cilat është krijuar një ndërmarrje e veçantë për mirëmbajtjen e tyre me krijimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Mirëmbajtjes së Objekteve Publike.
Ndërkohë qe menaxhimi i këtyre institucioneve si teatri, galeria, biblioteka, muzeu, vendi i dëshmisë dhe kujtesës, do të vijojë me tagër të drejtuesve të këtyre institucioneve që do të merren totalisht me krijimtarinë artistike dhe kulturore të këtyre institucioneve.
Lini një Përgjigje