TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Janar 2024, 09:59

Situatë problematike në Fushë Arrëz, rrugë të bllokuara dhe mungesë energjie elektrike

Shkruar nga Pamfleti

Situatë problematike në Fushë Arrëz, rrugë të

Situata në Qarkun e Shkodrës mëngjesin e sotëm ka shënuar një përmirësim të lehtë. Reshjet e dëborës aktualisht kanë ndaluar.

Akset Qafë Thore-Theth, Hani i Hotit-Lepushë dhe Vermosh, janë te kalueshme, por drejtuesve u kërkohet të jenë të kujdesshëm.

Me problematike situata vijon të jetë në Fushë Arrëz, ku disa njësi administrative janë të bllokuara. Mbrëmjen e kaluar, u arrit hapja e rrugës Iballë-Fushë Arrëz, por sërish gjatë natës është bllokuar. Problem shqetësues është edhe mungesa e energjisë elektrike.

Lini një Përgjigje