TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Janar 2024, 09:08

Temperatura deri në -11 gradë, ARRSH njofton mbi situatën: Rritet intensiteti i reshjeve të borës në Juglindje

Shkruar nga Pamfleti

Temperatura deri në -11 gradë, ARRSH njofton mbi situatën: Rritet

ARRSH ka dalë me njoftim mbi situatën në terren, pas reshjeve të dëborës.

Sipas ARRSH, gjatë natës ka rënë intensiteti i reshjeve të dëborës në zonën Veriore dhe është rritur në zonën Juglindore. Ndërsa qarkullimi vijon pa probleme.

Temperaturat kanë qenë në ulje duke shënuar deri në -11 °C në zonat malore.

ARRSH bën apel që drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë. Gjithashtu të ecin me kujdes duke respektuar sinjalistikën rrugore.

“Gjatë natës ka rënë intensiteti i reshjeve të dëborës në zonën Veriore dhe është rritur në zonën Juglindore si në Qafë Thanë-Korçë, ku në pjesën Qafë Thanë-Doganë ka pasur erë të fortë Zëmblak-Dogana Goricë, Korçë-Ersekë, Korçë-Dogana Kapshticë, në Dardhë dhe në Voskopojë.

Temperaturat kanë qenë në ulje duke shënuar deri në -11 °C në zonat malore.

Grupet e punës me mjetet borëpastruese në terren kanë bërë pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.

Qarkullimi vijon pa probleme.

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e policisë rrugore”, njoftoi ARRSH.

Lini një Përgjigje