TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Janar 2024, 22:58

Lefter Maliqi: Borëpastrueset e ish-fatorinos Salillari përmbysen rrugëve me 5 cm borë

Shkruar nga Pamfleti

Lefter Maliqi: Borëpastrueset e ish-fatorinos Salillari përmbysen

Borëpastruesja e firmës “Salillari”, e cila u nis sot për të pastruar rrugën, ka rrëshqitur dhe është përmbysur.

Ish-deputeti i PD-së Lefter Maliqi, në një postim në Facebook shkruan se borëpastruesja e oligarkut Salillari u pëmbys në rrugën me 5 cm borë.

Ai shton më tej se Salillarit nuk i del Qarku Berat, Jugu e Tirana, por do tendera dhe në Veri pasi i’a ka errur paraja sytë.

Borëpastrueset e ish faturinos, Oligarkut Salillari përmbysen rrugëve me 5 cm borë! Kështu është kur je i pangopur, mosmirënjohes dhe abuzues me pronat dhe taksat e qytetarëve! Nuk i del Qarku Berat, Jugu e Tirana, por do tendera dhe në Veri. I ka errur paraja sytë, mendon se do i marr me vete! Jemi vend i çudirave; ish fatorinoja miliardier i pangopur, kurse profesorët, mjekët, doktorët e shkencave, filozofet etj., me 5-6 diploma brenda e jashtë vendit, mezi mbajnë familjet e tyre! Nuk thotë kot Populli: “Paraja hedh ujin përpjetë, por ndonjëherë nuk i ha as qeni!”, shkruan Maliqi.

Lini një Përgjigje