TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Janar 2024, 07:12

Reshje dëbore dhe acar në Shqipëri, ulen ndjeshëm temperaturat; zbuloni si do të jetë moti sot

Shkruar nga Pamfleti

Reshje dëbore dhe acar në Shqipëri, ulen ndjeshëm

Pas reshjeve intensive të shiut dhe të dëborës, në pjesën më të madhe të vendit tonë, dita e fundit javës mbyllet me mot të qëndrueshëm. Reshjet do të jenë me intensitet të ulët lokalisht në lindje-juglindje të vendit vetëm në orët e paradites.

Sipas Shërbimi Metorologjik Ushtarak pas orëve të paradites, parashikohet ndërprerje e reshjeve të shiut.

Reshjet e dëborës do të vijojnë të jenë me intensitet të ulët në Alpe, relievet malore në veri-verilindje-juglindje të vendit, ndërsa vlen të theksohet prezenca e ngricave të forta në akset rrugore si dhe mjegull e dendur e mjegullinë, kryesisht në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era është me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi 2-11m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina. Era shfaqet intensive/ problematike me shpejtësi 11-19m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-5ballë.

ulje temperaturash parashikimi motit

Lini një Përgjigje