TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Janar 2024, 08:39

Reshjet e dendura të dëborës, bllokohen disa akse rrugore në Mirditë

Shkruar nga Pamfleti

Reshjet e dendura të dëborës, bllokohen disa akse rrugore në

Prej mbrëmjes së djeshme në Qarkun e Lezhës janë ndërprerë reshjet e shiut dhe të borës. Në zonat e thella të Mirditës si në njësitë Fan, Orosh dhe Selitë, trashësia ka arritur deri në 40 cm, duke sjellë bllokim të disa akseve rrugore të fshatrave që i lidhin me qendrat e njësisë.

Bashkia Mirditë ka angazhuar punëtorë dhe mjete për hapjen e rrugëve, operacion qe do të vijojë edhe ditën e sotme.

Ndërkohë gjatë natës dhe mëngjesin e kësaj te diele temperaturat kanë arritur deri në -4 grade, te cilat kanë sjellë dhe ngrica.

Fatmirësisht ka rënie të intensitetit të erës, kur dhe sot do te punohet për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga moti në rrjetin elektrik në të gjithë qarkun, me qëllim rikthimin e energjisë në zonat ku mungon.

Lini një Përgjigje