
Studiuesja e islamit Ikballe Huduti Berisha, teksa ka folur mbi rastin e mjekut Dervish Hasi, komentoi nga pikëpamja fetare poligaminë.
Huduti nënvizoi se veprimet e mjekut nuk janë islame.
Ajo tha se poligamia është e ndaluar në ligjin shqiptar. Gjithashtu shtoi se gratë që bashkëjetojnë me mjekun janë të indoktrinuara nga sekte të ndryshme dhe asgjë në bashkëjetesën e tyre nuk është në respekt të fesë islame.
“Njerëzit janë laik në çështje e fesë jo të gjithë e njohin fenë. Duhet t’i mësojmë popullit shqiptar që këto janë indoktrinime fetare sektare.
Këto zonja nuk janë të vetëdijshme që po i cenohen të drejtat e tyre në Islam. Janë të indoktrinuara nga këto sekte. Në Islam për t’u martuar gruaja e dytë duhet pëlqimi nga gruaja e parë. Në Islam nuk lejohet të jetojnë gratë në një dhomë. Por kur janë gra të varfra dhe të paemancipuara mund të manipulohen por kjo nuk është islame, kjo nuk është humane. Aq më tepër zonjave nuk i garanton ligji penal martesën”, tha ajo.
Lini një Përgjigje