TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Janar 2024, 09:22

Dëbora arrin deri në 50 cm në qarkun e Korçës, disa fshatra pa energji elektrike; si paraqitet gjendja e rrugëve

Shkruar nga Pamfleti

Dëbora arrin deri në 50 cm në qarkun e Korçës, disa

Në qarkun e Korçës gjatë natës reshjet e dëborës kane vazhduar me intensitet të shoqëruara me erë të fortë. Aktualisht reshjet e dëborës janë me intensitet të ulët.

Trashësia mesatare e bores ka shkuar deri në 25-50 cm. Rruga e Dardhës shënon 50 cm trashësi.

Ndërkohë temperaturat  minimale gjate natës  kane qene shumë te ulëta -(-6)-(4) gradë celsius ndërsa aktualisht termometri shënon -2. Për pastrimin e rrugëve nga bora dhe kriposjen e tyre kanë punuar pa pushim në të gjitha akset.

Në aksin Korçe-Erseke kanë punuar 5 borëpastruese,  ne aksin Korçe-Dardhe 3 borëpastruese në aksin Korçe -Voskopojë 2 borëpastruese.

Po punohet momentalisht për të hapur rrugët e brendshme në fshatin turistik të Voskopojës. Janë hapur rrugë lidhëse me Gjançin dhe Lubonjën, kalohen me zinxhirë, aty trashësia shkoi deri në 40 cm gjatë natës. Në majën e Mashkullorës dëbora ka arritur mbi një metër trashësi dhe po punohet për hapjen e rrugës.

Gjithashtu po pastrohen rrugët e brendshme në njësitë e ulëta, konkretisht në Bulgarec dhe Ciflig.

Ndërkohë sipas informacioneve të gjitha akset janë të hapura dhe nuk ka pasur probleme ne qarkullim.

Për drejtuesit e mjeteve rekomandohet te përdorin goma dimërore ,te pajisen me zinxhirë dhe te reduktojnë shpejtësinë kur kalohet ne zona me dëborë.

Sa i përket mungesës së energjisë elektrike janë rreth 1700 abonentë në zona të ndryshme të fshatrave të thellë malorë. Përmendim këtu fshatrat, Clirim, Panarit, Grabockë, Treskë, Mollas, Podgozhan, Jollë, Homezh, Trebinjë, Çezmë, Lekas, Senisht, Zvarisht, Tresovë, Novoselë.

dëborë korçë moti i keq në vend

Lini një Përgjigje