TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Janar 2024, 09:20

Dibra, Lezha dhe Mirdita në terr, 'paralizohet' qarkullmi në Rrugën e Arbrit

Shkruar nga Pamfleti

Dibra, Lezha dhe Mirdita në terr, 'paralizohet' qarkullmi në

Mbrëmjen e djeshme janë ndërprerë reshjet e borës në të gjithë Qarkun Dibër ndërsa temperaturat kanë zbritur disa gradë nën zero.

Raportohet se situata mbetet problematike në zonat rurale të cilat janë të gjitha thuajse të izoluara për shkak se trashësia e dëborës ka arritur deri në 60 centimetra në zonat e thella.

Sa i përket rrugëve nacionale ajo Skuraj-Burrel- Klos është e kalueshme, rruga e Arbrit vijon të jetë problematike për shkak të prezencës së akulli në byppasin e Murrizit. Rruga Bulqizë – Peshkopi është e kalueshme, ajo Peshkopi – Kukës kalohet vetëm me zinxhirë si dhe Ura e Çerenecit – Librazhd kalimi bëhet vetëm me zinxhirë. Reshjet e borës kanë dëmtuar edhe linjat elektrike duke lënë mijëra banorë pa energji.

Në bashkinë Lezhë

Situata paraqitet e qetë dhe pa nga strukturat e MC të kësaj bashkie nuk raportohen probleme në territor.

Bashkia Kurbin

Nuk raprtohen problematika deri në këto momente. Në disa fshatra ka mungesë të energjisë elektrike, për të cilat po punohet nga personeli i OSHEE për ti riparuar.

Bashkia Mirditë

Situata paraqitet e qetë pas ndërprerjes së reshjeve të dëborës. Temperaturat janë shumë të ulëta të cilat variojnë -3 deri në 1 gradë.

Në Njësinë Administrative Kaçinar rruga ka ngrica të shumta, por e kalueshme me zinxhir në disa vende. Mungon energjia eletrike në fshatrat Arrëz, Kaçinar, Shtuf, Shëngjergj.

Ka prezencë akulli në rrugët që lidhen fshatrat me Njësitë Administrative dhe në disa zona për shkak të erës janë krijuar grumbuj dëbore në rrugë ku pengon kalimin e mjeteve.

Ka filluar puna për hapjen e rrugëve të bllokuara nga dëbora në njësitë administrative Fan dhe Orosh.

Grupet e punës të OSSHE do të jenë në terren ku kanë bërë të mundur riparimin e defekteve të linjave elektrike të dëmtuara.

Ndërkohë nga policia e qarkullimit rrugor janë marrë masat për monitorimin e qarkullimit të mjeteve në akset ku qarkullohet vetëm me zinxhir.

Mungesë furnizimi me uji nuk raportohet.

Lini një Përgjigje