TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Janar 2026, 22:03

“Shumë shpejt edhe Rama do jetë në SPAK”, Gjergj Zefi: Përgjimet e fundit do ta fundosin kreun e qeverisë

Shkruar nga Pamfleti
“Shumë shpejt edhe Rama do jetë në SPAK”, Gjergj
Gjergj Zefi

Gjergj Zefi, editor i Pamfletit, ka bërë një deklaratë të fortë në podcastin “Të Pashoq”, ku parashikon se kryeministri Edi Rama do të thirret shumë shpejt në SPAK, madje edhe pa pritur fundin e mandatit të tij.

Zefi përmendi disa dosje që rëndojnë mbi kreun e qeverisë, ndërsa theksoi se përgjimet e bëra në muajin dhjetor 2025 do të jenë pika e kthesës për hetimin ndaj tij.

Zefi e përshkroi vitin 2026 si një vit ku SPAK do të dominojë skenën publike, duke sjellë ngjarje të rënda dhe kompromentuese për qeverinë. Ai madje e sheh këtë presion si shtysë për qytetarët që të dalin në rrugë, duke e quajtur një përplasje të pashmangshme.

Biseda në studio

-Si e shihni punën e SPAK? Për shembull mos thirrjes së kryeministrit në SPAK, fakti që ai është në pushtet dhe është një rregull i pashkruar që vetëm kur bëhesh ish, goditesh?

Gjergj Zefi: Jo domosdoshmërisht, por që të goditet kryeministri, gjërat duhet të merren me radhë.

-Çfarë do të thotë?

Gjergj Zefi: Që do të thotë që shumë shpejt edhe Rama do jetë në SPAK.

-Kur të jetë në pushtet?

Gjergj Zefi: Po po, gjatë kohës që është në pushtet.

- Për dosjen me McGonigal apo s'ka lidhje për të cilën?

Gjergj Zefi: Për të gjitha dosjet, është e pashmangshme

-Po nënkupton që nuk përfundon mandatin?

Gjergj Zefi: Oh, që nuk përfundon mandatin, e ka thënë dhe vetë Rama para ca kohësh. Tha mediat e tij thonë i kanë ngelur edhe dy vite, pastaj do bëhet president, do bëhet kështu, do bëhet ashtu. Folësi

-Po ka një skenar të tillë, e besoni ju?

Gjergj Zefi: Nuk besoj. Ndoshta e kam besuar dikur, por tani e mbyll keq. Po të bësh një analizë të situatës në Kroaci, kupton se si do precipitojë edhe këtu. Edhe në Kroaci filluan me ministra, mbeti Sanaderi. Sanaderi ishte nga njerëzit më të fortë. Kishte bërë luftën, kishte bërë, hapa të mëdhenj të Kroacisë drejt Evropës dhe në fund përfundoi edhe ai.

-Më jep një lloj projeksioni apo pritshmërie për 2026-ën këtu tek ne.

Gjergj Zefi: Mendoj që në qendër tani do jenë, do jetë Prokuroria Speciale. Edhe këtë vit të paktën. Do ketë ngjarje shumë të rënda dhe shumë kompromentuese për kryeministrin shqiptar. Përgjimet që janë kapur në kohë në ditët e fundit, në muajin dhjetor më duket, janë shumë, shumë signifikative. Dhe nëse ato do hapen të gjitha, unë shpresoj që të hapen të gjitha, në mënyrë që t'i vihet njëherë e mirë se një plagë nuk shërohet nëse nuk ja heq të gjithë të keqen. Kështu që mendoj që kjo do jetë.

-Por pa rrëzuar status quo-në?

Gjergj Zefi: Nëse hapen ato, bie status quo-ja. Mendoj që SPAK-u nuk do bëjë rotacionin, po SPAK-u do t’i detyrojë qytetarët të dalin në rrugë.

-Ne do shohim shqiptarët në rrugë tani, mendoni ju?

Gjergj Zefi: Po. Mendoj po. Me çfarë pritet që të ndodhi dhe pritet që të hapen dosje dhe përgjime... Po siç e pata fundvitit për shembull, ajo për shkak të një të pishëm në Vlorë ishte diçka okej, e vogël në numër.

 

gjergj zefi rama spak

Lini një Përgjigje