I ftuari i mbrëmjes së sotme në podcastin “Të Pashoq”, ishte editori i Pamfletit, Gjergj Zefi. Duke folur te aktualiteti politik dhe kërkesat e opozitës për largimin e Ramës, ka hedhur poshtë mundësinë që kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen në mënyrë të vullnetshme për t’i hapur rrugë një qeverie teknike.
Sipas Zefit, kjo gjë nuk është vetëm e pamundur në praktikë, por edhe kundër interesit të vetë Ramës, i cili do të duhej të pranonte në heshtje ose në mënyrë të tërthortë të gjitha aferat ku është i përfshirë personalisht.
“Pse duhet ta japë dorëheqjen? Sepse nëse e jep, ai pranon të gjitha ato që janë thënë për të”, deklaroi Zefi.
Sipas tij, Rama nuk ka mbajtur përgjegjësi për asnjë nga aferat e fundit, duke u shprehur gjithmonë se “i kanë ngrënë dardha nga pas shpinës.” Por Zefi është i bindur se gjurmët e çdo skandali përfundojnë pikërisht te kreu i qeverisë. Ai përmendi me emra çështje të njohura që kanë përfshirë qeverinë si: afera e inceneratorëve, kontratat e sterilizimit dhe check-up-it, tuneli i Llogarasë, dhe projekti i Ekoparkut, duke theksuar se në të gjitha rastet, përtej emrave të zyrtarëve të përfshirë, është Rama ai që ka qenë në qendër të vendimmarrjes.
Pjesë nga biseda
-Qeverinë teknike edhe pse ju e përjashtuat, të paktën në afatshkurtër, sepse thoni Rama nuk jep dorëheqjen me vullnet të lirë.
Gjergj Zefi: Po pse duhet ta japi dorëheqjen? Se në qoftë se jep dorëheqjen do i pranojë të gjitha ato që kanë, që janë thënë për të.
-Po mirë, nuk ka arsye ta japë?
Gjergj Zefi: Ai ka 100, 100.000 arsye, po deri tani s'ka marrë përsipër asnjë nga ato që kanë ndodhur. Ka thënë që më kanë ngrënë dardha nga pas shpinës time. Në një kohë kur në të gjitha këto, afera, është Rama. Unë nuk e di se ka ndonjë aferë në Shqipëri që hapet dhe nuk është Rama. Tek inceneratorët është Rama. Dihet fare mirë që Rama i ka përgatitur, ka marrë 17 vendime brenda ditës, e të tjerë e të tjerë. Edhe ato të Ilir Beqjes, ato të famshme...
-Po, ato të sterilizimit...
Edhe ato i ka mbrojtur. Dihet shumë mirë kujt ju dha tuneli, le ça thonë tani, jo Belinda, jo...
-Tuneli i Llogarasë.
Tuneli i Llogarasë ju dha Erdoganit. Dihet fare mirë kjo. Ekoparku. Dhe kush e mori Ekoparkun? Dhe për kë e mori Ekoparkun? Dhe pse drejtori i i Ujësjellësit të Tiranës u vendos ish-drejtori i Ekoparkut? Pra, të gjitha gjurmët çojnë te Edi Rama. Ndaj nëse Edi Rama jep dorëheqjen tani, e pranon... Pra nuk ka asnjë mundësi që t'i japi dorëheqjen. E vetmja mënyrë për të dhënë dorëheqjen është SPAK-u ose protesta popullore.
Lini një Përgjigje