TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Janar 2026, 21:16

Gjergj Zefi: Goditja e Trump ndaj Venezuelës, sinjal për një rend të ri botëror

Shkruar nga Pamfleti

Gjergj Zefi: Goditja e Trump ndaj Venezuelës, sinjal për një rend

I ftuari i radhës në podcastin “Të Pashoq” të Pamfleti ishte Gjergj Zefi, editori i kësaj medie, i cili ndau një analizë të thelluar për zhvillimet e fundit në Amerikën Latine dhe ofensivën e Donald Trump ndaj Venezuelës, duke e cilësuar si një akt të mirëmenduar që shënon një epokë të re gjeopolitike.

Zefi theksoi se operacioni i udhëhequr nga SHBA ndaj Venezuelës nuk ishte thjesht një reagim ndaj regjimit të Karakasit, por pjesë e një skeme më të gjerë për rishpërndarjen e forcës në hemisferën perëndimore.
“Ishte një nga goditjet më spektakolare në historinë moderne të politikës,” u shpreh ai, “një sinjal që i dha fund edhe fasadës së së drejtës ndërkombëtare. Kur flasin perandoritë, s’ka më të drejta.”

Sipas editorit të Pamfletit, kjo ofensivë duhet parë në kuadrin e krijimit të një rendi të ri botëror, që përfshin jo vetëm SHBA-në dhe Rusinë, por edhe aleanca të tjera të heshtura, të cilat po ridizenjojnë hartën e ndikimit global.

-Cili ishte qëllimi që goditi tani Trump Venezuelën?

Gjergj Zefi: Jo se nuk pritej, por nga mënyra se si u zhvillua dhe nga mënyra se si u realizua, të çonte një mesazh. Dhe ishte një mesazh për një, situatë shumë komplekse në Amerikën Latine, me të cilën Trump dëshiroi, donte të tregonte se këtu jemi ne. Këtu pushtetin, fuqinë e kemi ne. Dhe e realizoi ashtu në një mënyrë shumë spektakolare. Ndoshta ndër më të çuditshmet në historinë e politikës, duke i dhënë fund njëherë e mirë edhe të drejtave ndërkombëtare. Në momentin kur, në momentin kur flitet, kur flasin perandoritë, s’ka më të drejta. Jemi përpara një rendi të ri botëror, siç kemi kohë që e themi, dhe me sa analizojmë, ëh, është marrë një vendim dhe vijmë tek ai pakt i heshtur që e kam e kam thënë sot në një editorial, midis Putinit dhe Trumpit, por jo vetëm.

 

Lini një Përgjigje