
Vijon rrëzimi i masiveve të dheut në aksin Qukës-Qafë Plloçë. Një tjetër rrëshqitje dheu ka ndodhur disa minuta më parë në lotin e dytë të këtij aksi rrugor.
Një masiv i madh dheu dhe gurësh ka bllokuar tërësisht lëvizjen e mjeteve. Aktualisht në zonë po punohet për pastrim, por sonte është e pamundur që rruga të hapet për automjetet pasi është bllokuar në të dyja senset.
Aktualisht, Policia ka bllokuar edhe rrugën në Plloçën e re, duke i drejtuar në segmentin e vjetër për shkak se rreziku është evident edhe në vende të tjera të aksit për rrëshqitje.
Deri në momentin e zgjidhjes së problematikës, rruga do të jetë e bllokuar. Me këtë devijim, pamundësohet edhe lëvizja për drejtuesit e mjeteve që nuk kanë pasur informacion.
Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë është tanimë e bllokuar dhe po përdoret aksi i vjetër rrugor.
Lini një Përgjigje