TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Janar 2026, 18:32

Lana arrin pikën kritike, gati të dalë nga shtrati te “Pallati me Shigjeta”

Shkruar nga Pamfleti
Lana arrin pikën kritike, gati të dalë nga shtrati te
Lana në nivel maksimal

Reshjet intensive të datës 7 janar 2026 kanë vënë në alarm disa qytete të vendit, përfshirë Durrësin, Fierin dhe Shkodrën, ku janë regjistruar përmbytje të lokalizuara. Tashmë, rreziku po zhvendoset në Tiranë, ku lumi Lana është shumë pranë daljes nga shtrati.

Situata më problematike paraqitet në zonën e Pallatit me Shigjeta, ku Lana është ngritur deri në nivelin e lulishtes dhe pritet që në orët në vijim, nëse reshjet vijojnë me të njëjtin intensitet, të dalë edhe në rrugë. Kjo zonë është ndër më të ekspozuarat ndaj përmbytjeve sa herë ka reshje të dendura, dhe historikisht ka pasur dalje të Lanës nga shtrati.

Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohet për trafik të rënduar apo për bllokime të rrugëve në kryeqytet. Megjithatë, autoritetet lokale ndodhen në gatishmëri, ndërsa Inspektorati i Emergjencave Civile po monitoron situatën nga afër.

Pas Durrësit, ku disa rrugë u përmbytën dje pasdite, dhe pas alarmeve në jug për rritje të nivelit të lumenjve si Vjosa, pritet që edhe Tirana të mos i shpëtojë pasojave të motit të keq, nëse reshjet vijojnë në këtë formë gjatë natës dhe ditëve në vijim.

Lana arrin pikën kritike, gati të dalë nga shtrati te
Pamje nga Lana

lana permbytje

Lini një Përgjigje