TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Janar 2026, 17:56

Rruga që nxjerr zbuluar makutërinë e Bashkisë Durrës dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit

Shkruar nga Pamfleti
Rruga që nxjerr zbuluar makutërinë e Bashkisë Durrës
Rruga e turpit

Kjo që shihni në foto është një rrugë e sapoasfaltuar në lagjen nr. 8 të qytetit të Durrësit. Por pamja e dëmtuar nuk është pasojë e ndonjë fatkeqësie natyrore, por e një dite shiu dhe e një pune të bërë keq.

Rruga është rehabilituar në fund të dhjetorit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, por vetëm pak ditë pas përfundimit të punimeve, shirat e parë kanë mjaftuar që asfalti të çahet dhe të nxjerrë në pah cilësinë mizerabël të punës. Në vend të një investimi që zgjidh problemet e infrastrukturës, banorët janë përballur me një tjetër zhgënjim dhe rrezik për automjetet dhe kalimtarët.

Bashkia e Durrësit ka reaguar duke konfirmuar se gjendja është verifikuar në terren dhe se është njoftuar zyrtarisht Fondi Shqiptar i Zhvillimit për të ndërhyrë në riparimin e rrugës. Megjithatë, banorët janë të lodhur nga premtimet dhe ndërhyrjet sipërfaqësore.

“Kjo është tallje. Nuk kanë kaluar as dy javë nga përfundimi i punës dhe rruga u shemb. Po i bëjnë rrugët me karton? Duam investime që zgjasin, jo arnime çdo muaj,” shprehet një banor i zonës.

Ky nuk është rasti i vetëm në Durrës ku punimet e reja degradon brenda pak ditësh. Raste të tilla ngrejnë seriozisht pyetjen: ku shkojnë paratë publike dhe kush mban përgjegjësi për këtë cilësi skandaloze?

rruga durres

Lini një Përgjigje