Trafiku kilometrik në Librazhd është rënduar, duke shkaktuar bllokim të plotë të qarkullimit.
Raportohet se automjetet nuk po arrijnë të lëvizin, ndërsa drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të bllokuar për orë të tëra në rrugë.
Situata paraqitet problematike dhe po krijon vështirësi të mëdha për qarkullimin në këtë aks.
Arsyeja është moti i keq dhe reshjet e shumta të shiut, ndërsa kujtojmë se disa dite rresht ka pasur bllokim të qarkullimit në këtë aks. Shkak janë edhe punimet që po kryhen për zgjerimin e rrugës në aksin Librazhd-Fushë Labinot.
Lini një Përgjigje