TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Janar 2026, 15:31

Situata kritike nga përmbytjet, banorët e Kënetës bëjnë apel: Jemi në mëshirë të fatit

Shkruar nga Pamfleti

Situata kritike nga përmbytjet, banorët e Kënetës

Një grup banorësh të zonës së Kënetës kanë protestuar për të kërkuar vëmendjen e strukturave të shtetit, pasi banesat e tyre gjenden nën ujë.

Banorët thonë se kanalet janë të bllokuara dhe uji ka arritur nivelin e 30 centimetrave në oborret dhe banesat e tyre.

“Uji nuk po tërhiqet të hiqet nga rrugicat dhe nga banesat, sepse dëmet janë shumë të mëdha. Të vijnë të na shohin, sepse jemi në mëshirë të fatit”, tha një banor.

“Askush nuk ka ardhur nga grupet e verifikimit për të parë situatën. Jemi të izoluar nga uji. Nuk po na ndihmon askush”, u shpreh një tjetër.

Në të gjithë Rrethin e Durrësit janë evidentuar 953 banesa të cilat kanë prani uji brenda dhe nëpër oborret e tyre. Më konkretisht këto banesa gjenden në zonën e ish Kënetës, në lagjen 14 Shkozet, në Zonën e plazhit, në njësitë administrative Manëz dhe Rrashbull.

Janë 160 persona të strehuar në 2 shtëpitë e pushimit, në atë të Ministrisë së Rendit Publik si dhe në atë të Mbrojtjes. Aktualisht janë ngritur 15 grupe pune të cilët po merren me evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga shirat. Ndërkohë janë evidentuar gjithashtu edhe 337 biznese të cilat kanë prani uji në mjediset e tyre.

Gjithashtu nën ujë janë edhe sipërfaqe të tëra të tokave bujqësore në Njësitë administrative të Manzës, Sukthit dhe të Katundit të Ri. Janë mbi 100 ha tokë bujqësore nën ujë.

1 Komente

  1. s
    sorry

    Me vjen keq, por budallallekun tuaj nuk duhet ta paguaj nje popull i tere, pika e pare ato banesa nuk duheshin ndertuar e legalizuar, moret toke pa leke, ndertoni ne kenete dhe tani kerkoni prape leke qe jane mbledur nga taksat tone qe nuk kemi ndertuar ne kenete dhe skemi marre toke pa leke. Nuk shkon kjo pune, sorry ! Zoterinj, leket e shtetit jane taksat tona, shtetin e kemi ti ndaj drejt - kur te kuptojme kete do ecim perpara !

    Lini një Përgjigje