TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Janar 2026, 14:55

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë ora 15:00

Ju ftojmë të ndiqni Bllokun e lajmeve nga kronika e zezë, me zhvillimet kryesore deri në këtë orë të ditës, ku ndër të tjera veçojmë:

GJKKO ka rrëzuar kërkesën për heqjen e sekuestros ndaj zyrtares së policisë, të cilës iu sekuestruan telefonët dhe laptopët gjatë hetimeve për tenderët e AKSHI-t.

Ndërkohë, në çështjen “Bankers Petroleum”, dosja është shfryrë dhe i vetmi i arrestuar, një shtetas kinez, është liruar në arrest shtëpie.

Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion të befasishëm në Fier, ku u sekuestrua arsenal armësh dhe lëndësh narkotike, ndërsa në Berat janë pezulluar katër punonjës policie për shpërdorim detyre. SPAK ka sekuestruar një “Lamborghini Urus” të Aurel Hoxhës, i dyshuar si porositës i një vrasjeje.

Në Shkodër, zbulohet rrjet “shtëpish bari”, ndërsa në Tiranë, Isuf Hasa dënohet me 25 vite burg për vrasje. Një aksident fatal me motor i merr jetën një 60-vjeçari në Lushnjë.

Në arenën ndërkombëtare, hetime në Itali për grabitjen e orëve luksoze 1 milion euro, tensione në Venezuelë pas operacionit amerikan dhe alarm nga Mossad për një atentat të mundshëm në Siri.



Lini një Përgjigje