TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Janar 2026, 13:23

Pas Kurbinit, edhe banorët e ish-Kënetës në protestë: Askush s’ka ardhur për të parë dëmet, duam dëmshpërblim

Shkruar nga Pamfleti
Pas Kurbinit, edhe banorët e ish-Kënetës në protestë:
Pamje nga përmbytjet në Durrës

Pas banorëve të Kurbinit, një grup banorësh të zonës së Kënetës kanë protestuar ditën e sotme pasi reshjet e shiut kanë shkaktuar dëme materiale në banesat dhe bizneset e tyre.

Banorët thonë se kanalet janë të bllokuar dhe kanë 30 cm ujë në oborret dhe banesat e tyre. Më tej, ata thanë se askush nga grupet e verifikimit nuk kanë shkuar për të parë situatën nga afër.

Ata kanë bërë thirrje që të dëmshpërblehen për dëmet e shumta që kanë shkaktuar përmbytjet. Një banor shprehet se është hera e tretë që oborri i banesës është përmbytyr ndërsa kësaj here uji ka hyrë në banesë.

“Uji nuk po tërhiqet. Të heqin ujin nga rrugicat dhe nga banesat sepse demet janë shumë të mëdha. Të vijnë të na shohin sepse jemi në mëshirë të fatit. Askush nuk ka ardhur nga grupet e verifikimit për të parë situatën. Jemi te izoluar nga uji. Nuk po na ndihmon askush.”, tha një nga banorët e ish-kënetës.

 

kurbin durres banoret ne proteste

Lini një Përgjigje