TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Janar 2026, 11:36

Durrësi i përmbytur, banorët: Na ka hyrë uji në shtëpi, e 3-ta herë që ndodh brenda 1 viti

Shkruar nga Pamfleti
Durrësi i përmbytur, banorët: Na ka hyrë uji në
Banorët në Durrës duke hequr ujin nga banesa

Rreth 900 banesa janë përmbytur në Durrës pas reshjeve të dendura të shiut. Si pasojë qindra familje po përballen me dëme të mëdha materiale.

Rrugët e lagjeve janë të fundosura ndërsa banorët janë të detyruar të kalojnë përmes ujit.

Banorët po mundohen që të largojnë ujin nga shtëpitë ndërsa thonë se kjo është një problematikë e vazhdueshme që po ndodh për të 3-tën herë brenda viti.

“Po mundohemi të heqim ujin. Pajisjet kanë dalë jashtë përdorimi. Jemi të torturuar, është e 3 herë brenda vitit. Ata të komunës nuk vijnë për të parë situatën në vend. Ja po vuajmë kësaj radhe, problemi është për të mos u përsëritur”, tha një banor.

Ndërkohë, një tjetër tha se shtëpia e tij është përmbytur tre herë brenda një viti. Ai shtoi se nga autoritetet, ende nuk ka marrë asnjë dëmshpërblim.

"Shtëpia më është përmbytur tre herë vetëm këtë vit. Në shtator, nëntor dhe tani.”, shprehet banori, duke shtuar se uji ka arritur deri në 40 centimetra brenda banesës që në orët e para të mëngjesit.

“Nuk dua lekë, dua të bëhet një investim që të flej rehat në shtëpinë time.”, tha ai.

I moshuari tregon se gjatë kulmit të përmbytjes ishte e pamundur të kërkohej ndihmë. 

“Me atë nivel uji, vetëm helikopteri mund të vinte. U përmbyt edhe burgu dje. Ne e kemi kaluar natën në kat të dytë. Na rroftë kati i dytë se ne do kishim dalë në çadër.”, thotë ai.

Banori shpreh pakënaqësinë e tij për mungesën e investimeve në zonë dhe thotë se problemi kryesor mbetet infrastruktura.

 

durresi i permbytur banoret uji ne shtepi

Lini një Përgjigje