TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Janar 2026, 11:01

Moti i keq/ Shembet shtëpia e të moshuarës në Vlorë: Muri po na zinte poshtë

Shkruar nga Pamfleti
Moti i keq/ Shembet shtëpia e të moshuarës në Vlorë:
Shembet shtëpia e të moshuarit në Vlorë

Mbrëmjen e djeshme reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në dy banesa në fshatin Vajzë të bashkisë Selenicë, të Vlorës. 

Banorët tregojnë momentet e frikshme të shembjes së shtëpisë. Një e moshuar 70-vjeçare rrëfen se rreth orës 02:00 të mëngjesit, muri i banesës u shemb papritur për shkak të masës së madhe të dherave që rrëshqitën nga shpati i malit.

“Sapo ra muri, dolëm menjëherë nga banesa, sepse rrezikonim të na zinte poshtë,” shprehet ajo me lot në sy. E moshuara thotë se aktualisht nuk ka asnjë mundësi strehimi dhe apelon për ndihmë nga bashkia.

Nga ana tjetër, pritet reagimi i autoriteteve vendore lidhur me situatën dhe masat që do të merren për strehimin e familjeve të prekura.

Ndërkohë situata në aksin rrugor Qafë Dushkut–Sevaster paraqitet problematike. Në fshatin Vajzë, rruga nacionale ndodhet drejt mbylljes për shkak të një shkarjeje masive të trupit të rrugës.

Në zonë ka mbërritur një grup punonjësish të Policisë, të cilët po punojnë për devijimin e qarkullimit dhe për ofrimin e ndihmës në rast nevoje, ndërsa u bëhet thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin këtë segment rrugor dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve. 

shembet shtëpia e të moshuarit në vlorë

Lini një Përgjigje