TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Janar 2026, 08:44

Bllokohet aksi Gjirokastër-Kakavijë, pezullohet procesi mësimor

Shkruar nga Pamfleti

Bllokohet aksi Gjirokastër-Kakavijë, pezullohet procesi mësimor

Aksi kombëtar Gjirokastër–Kakavijë është i bllokuar në zonën e Kordhocës, përballë fshatit Lazarat.

Në vendngjarje ndodhen punonjës të firmës mirëmbajtëse, të cilët po punojnë për hapjen e rrugës.

Gjithashtu, ka bllokim të rrugës Gjirokastër–Valarë në vendin e quajtur Ura e Aznakut. Në pjesën më të madhe të qytetit të Gjirokastrës ka prezencë të inerteve, të cilat kërkojnë përdorimin e mjeteve të rënda për largimin e tyre. Për pasojë është pezulluar dhe procesi mësimor.

Aktualisht reshjet e shiut kanë ulur intensitetin, ndërsa niveli i lumit Vjosë në Memaliaj ka arritur 6.5 metra.

Nga bashkitë e tjera të qarkut deri tani nuk raportohen situata emergjente.

Lini një Përgjigje