TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Janar 2026, 07:11

Njëri pas tjetrit të kapur në litar, pamjet nga evakuimi i banorëve në Durrës

Shkruar nga Pamfleti
Njëri pas tjetrit të kapur në litar, pamjet nga evakuimi i
Përmbytjet në Durrës

Skuadrat e Emergjencave Civile të Tiranës kanë qenë ditën e sotme në ndihmë të banorëve të Durrësit të prekur nga vërshimi i ujërave prej reshjeve intensive të ditës së sotme.

Në pamjet e shpërndara nga operacionet e shpëtimit duken qartë rrethanat dhe momentet sfiduese për forcat zjarrfikëse dhe rrezikun për jetën që i kanosej banorëve nga rrjedha e rrëmbyeshme e ujit.

 E përmbytur është edhe Veliera e Durrësit, një projekt i kontestuar, që ka kushtuar mbi 800 milionë lekë, duke u kthyer në një shembull tipik të problemeve infrastrukturore.


Në orët e fundit krahas Shkodrës, Durrësit dhe Lezhës, edhe Gjirokastra po përballet me përmbytje masive, përrenj dhe lumenj të rrëmbyeshëm që kanë dalë nga shtrati.  Si pasojë e daljes nga shtrati të përroit të Ficos, është përmbytur lagjja e poshtme të qytetit ‘18 shtatori’, ndërsa niveli i ujit është rritur shumë edhe në zonën e njohur si Ura e Lumit.

 

evakuohen 180 banorë në durrës

Lini një Përgjigje